top of page

Nga goleada te surprizat, çfarë fshihet pas duelit Vllaznia–Skënderbeu

  • 12 hours ago
  • 1 min read

Sonte, dueli mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të “çelë” sezonin e ri të Abissnet Superiores, me dy skuadrat që rikthehen përballë njëra-tjetrës në stadiumin “Loro Boriçi”.


Por përpara kësaj sfide, statistikat e pesë përballjeve të fundit mes tyre në Shkodër tregojnë një histori mjaft interesante dhe të larmishme, me rezultate që kanë ndryshuar ndjeshëm nga një sezon në tjetrin.


Në përballjen e fundit të zhvilluar në “Loro Boriçi”, Skënderbeu arriti të triumfojë 2-1, falë dopietës së Nasr, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë.


Një sezon më parë, më 3 nëntor 2024, ishte Vllaznia që festoi në shtëpinë e saj, duke mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0.


Por një nga rezultatet më të bujshme të viteve të fundit mes dy skuadrave është padyshim ai i 11 majit 2024. Në atë takim, Skënderbeu shkaktoi një surprizë të madhe në “Loro Boriçi”, duke triumfuar me shifrat e thella 5-1.


Para kësaj përballjeje, bilanci kishte qenë më i favorshëm për Vllazninë. Në sezonin 2022-2023, shkodranët dominuan bindshëm, duke fituar 5-0 ndaj korçarëve.


Ndërsa në sezonin 2021-2022, Vllaznia arriti një tjetër fitore në shtëpi, këtë herë me rezultatin minimal 1-0.


Kështu, pesë përballjet e fundit në “Loro Boriçi” sjellin një bilanc të larmishëm: dy fitore për Vllazninë, dy për Skënderbeun dhe një tjetër sukses bindës të shkodranëve.


Sonte, të dyja skuadrat do të kërkojnë ta nisin sezonin e ri me këmbën e mbarë, në një përballje që premton emocione dhe rivalitet që në javën e parë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page