Nga muzika te sporti, ja kush kërkohet për programin që do të shtrihet në 408 shkolla
- 2 days ago
- 1 min read
Nga sot deri më 10 shtator do të jetë e hapur pranë zyrave arsimore thirrja për profesionistët që duan të bëhen pjesë e programit “Pas Shkolle”, të prezantuar nga Ministria e Arsimit.
Të gjithë profesionistët që përmbushin kriteret e përcaktuara mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit të trajnuesve të programit.
Këtë vit, programi “Pas Shkolle” do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Nisma synon t’u ofrojë nxënësve mundësi për të mësuar, për t’u argëtuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre përmes një sërë aktivitetesh.
Ndër aktivitetet që do të zhvillohen janë “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, muzika, teatri, kërcimi, zejet, artet pamore dhe sporti.
Pjesë e programit nuk mund të jenë vetëm mësuesit aktivë. Në listën e trajnuesve mund të përfshihen edhe mësuesit në pension, mësuesit që janë në listën e pritjes, si dhe profesionistë të tjerë që kanë eksperiencë në fusha të ndryshme.
Artistë, artizanë dhe profesionistë të fushave të parashikuara në program mund të aplikojnë për t’iu bashkuar ekipit të trajnuesve.
Programi “Pas Shkolle” synon që përmes këtyre aktiviteteve t’u krijojë nxënësve një hapësirë ku mund të zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre, përtej orarit të zakonshëm mësimor.
“KORÇA BOOM”
















