Nga: Petrika KONOMI/ Kryqi i Llazit… Kushtuar Llazi Pulës
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Është i madhi Petrika Konomi, ai që në faqen e vet zyrtare ka bërë një postim enkas për Llazi Pulën, Mjeshtrin që nuk është prej 2 vitesh më midis nesh.
Vetë Konomi, Profesori i nderuar shkruan:
“Kryqi i Llazit.
"E bën dot kryqin" ose "bëje njëherë kryqin" janë kërkesa të natyrshme nga gjimnastët fillestare e nga të shumtit që kanë provuar e kanë dështuar për të patur kënaqësinë e ekzekutimit të kryqit këtij elementi gjimnasikor sinonim i forcës.
Llazi i kaloi me sukses kërkesat dhe arriti të nënshtronte unazën, këtë vegël tejet të lëvizshme e të paqëndrueshme që kërkon shumë mund për t'ju imponuar asaj me vendosmëri, forcë, kurajo e zgjuarsi e të mundesh të demonstrosh personalitetin. Kaq e vërtetë është kjo sa që gjatë ekzekutimit në këtë vegël të kryqit i shtohen këtij elementi, elementë të tjerë force, pozicione të tjera deri në përshendetjet me kokë majtas e djathtas të pranishmëve.
Llazi buzëqeshte!
Gjatë një gare, për ta bërë sa më të efektshme këtë buzëqeshje ngrita zërin dhe me gjeste kërkova "kataroshin "(dhembi prerës).
Sportistja e madhe Flora Toto Shqevi që drejtonte ketë garë, kap këtë moment dhe reagon "ç’gjete”. Buzëqeshja më e bukur "Ishte e vërtetë”. Pavarësisht kataroshit që zbukuronte buzëqeshjen, ishte vetë Llazi.
Një personalitet imponues.”
“KORÇA BOOM”



















