top of page

Rreth-rrotullimi shënon një tjetër aksident, ndërhyrja e qytetarëve shmang pasoja më të rënda

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rreth-rrotullimin e Skelës në Vlorë, ku një automjet tip BMW është përplasur me një qytetar që po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në zonë në atë moment.


Sipas dëshmitarëve, dyshohet se biçiklisti i ka prerë rrugën automjetit, çka ka çuar në përplasjen mes tyre. Për pasojë, personi me biçikletë ka pësuar dëmtime të lehta, por fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme.


Menjëherë pas aksidentit, qytetarët e pranishëm kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarit, deri në mbërritjen e shërbimeve të emergjencës. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

KORCA BOOM"

ree

bottom of page