top of page

Nga rasti për gol te pesë gola të pësuar ndeshje për t’u harruar për Devollin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 20
  • 1 min read

Skuadra e Devollit ka pësuar një disfatë të thellë në kryeqytet, ku është mundur me rezultatin 5-0 nga Partizani B. Edhe pse ndeshja nisi mirë për miqtë, me Xh. Ivanin që pati dy raste të mira për të kaluar në avantazh, ishte skuadra vendase ajo që gjeti rrjetën e parë në minutën e 27-të me anë të Kolës.


Pas golit, Devolli reagoi menjëherë duke kërkuar barazimin. Këndozi goditi dy herë shtyllën, por mungesa e saktësisë në finalizim i kushtoi miqve, të cilët në minutat e fundit të pjesës së parë pësuan edhe golin e dytë nga Ballo.


Pjesa e dytë nisi me një avantazh numerik për Devollin, pasi Rifa i Partizanit B u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, pavarësisht superioritetit në fushë, skuadra nga Devolli nuk arriti të përfitojë, ndërsa vendasit treguan efikasitet në kundërsulm.


Në minutën e 54-t, Diallo shënoi golin e tretë për Partizanin B, ndërsa në minutën e 72-të ishte Goga që e çoi rezultatin në 4-0. Serinë e golave e mbylli Ndrejaj në minutën e 86-të, duke vulosur fitoren e thellë 5-0 për kryeqytetasit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page