Nga triumfi te përplasja, finalja e U-18 që përfundoi në skena të paprecedentë
- 21 hours ago
- 1 min read
Updated: 12 hours ago
Një incident i rëndë është regjistruar në Arenën e Demave në përfundim të finales së “Play Off”-it të kampionatit U-18, mes Partizani B dhe KF Tirana B.
Ndeshja u mbyll me fitoren 0-1 të bardhebluve, të cilët u shpallën kampionë të grupmoshës U-18, pas golit të shënuar nga Qerimaj në minutën e 45-të.
Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të takimit, situata ka dalë jashtë kontrollit. Një veprim simbolik i një lojtari të Tiranës, i cili vendosi fanellën bardheblu në flamurin e këndit dhe më pas u drejtua drejt mesfushës, ka shkaktuar reagim të ashpër nga lojtarët e Partizanit.
Në vijim, në fushë ka shpërthyer një përplasje fizike mes lojtarëve, e cila më pas është përshkallëzuar me ndërhyrjen e disa tifozëve që kanë hyrë në terren, duke e përkeqësuar situatën.
Raportohet për përplasje fizike mes personave të pranishëm dhe ndërhyrje të forcave të rendit, të cilat janë angazhuar për të normalizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Ngjarja është në verifikim nga autoritetet përkatëse.
“KORÇA BOOM”
















