Nga vapë përvëluese në stuhi, Pogradeci përfshihet nga moti i keq
- 15 hours ago
- 1 min read
Stuhia përfshin Pogradecin, reshjet përmbytin rrugët pas ditëve të nxehta
Pas ditësh të tëra me temperatura të larta, moti ka ndryshuar papritur në qytetin e Pogradecit.
Qielli është mbuluar nga re të dendura, ndërsa një stuhi ka përfshirë zonën, duke sjellë reshje të dendura dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave.
Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në disa prej rrugëve të qytetit. Në rrugën “Dëshmorët e Pojskës” janë krijuar prezenca uji dhe vështirësi në qarkullim, teksa situata po ndiqet nga autoritetet.
Ndryshimi i menjëhershëm i motit vjen pas një periudhe të gjatë me temperatura ekstreme, të cilat kanë ndikuar edhe në përhapjen e zjarreve në zona të ndryshme të vendit.
Stuhia në Pogradec sjell një tjetër tablo pas ditëve të nxehta, me reshje që kanë përfshirë qytetin dhe kanë ndryshuar brenda pak orësh kushtet atmosferike.
“KORÇA BOOM”
















