top of page

Një partner? Monika Kryemadhi: Ç’e dua, t’i laj brekët?!

  • 1 hour ago
  • 2 min read

Monika Kryemadhi ka folur pa komplekse për jetën e saj private, duke treguar se për momentin nuk e mendon aspak mundësinë e një lidhjeje të re.


Gjatë intervistës në emisionin “Pushime On Top”, moderatorja Lei Kraja e pyeti fillimisht për një detaj të thjeshtë nga përditshmëria: kur kishte qenë hera e fundit që një burrë kishte gatuar për të.


Përgjigjja e Kryemadhit ishte plot humor. Ajo tregoi se nuk i ka ndodhur që një partner t’i gatuajë, ndërsa për punët e kuzhinës duket se tashmë ka një “ekspert” në familje.


“Asnjëherë nuk kanë gatuar burrat për mua, vetëm nëpër restorante. Në fakt, gatuan djali”, tha ajo.


Kryemadhi tregoi se djali i saj është i aftë të gatuajë, të lajë dhe të merret me punët e shtëpisë, duke ia atribuar këtë edhe eksperiencës së jetës në konvikt.


“Ata që kanë qenë në konvikt dinë me larë, gatuar dhe pastruar”, u shpreh ajo.


Por biseda mori një tjetër drejtim kur Lei Kraja e pyeti nëse e shihte veten në të ardhmen me një partner në krah.

Kryemadhi nuk la shumë hapësirë për diskutim dhe u përgjigj me batutë:


“Jo, ik mi. Të rri duke larë brekët e të tjerëve.”


Kur u pyet nëse e përjashtonte kategorikisht një lidhje të re, përgjigjja ishte edhe më e drejtpërdrejtë:


“Fare.”


Ajo shpjegoi se aktualisht ndihet mirë me mënyrën se si po e jeton jetën dhe se preferon t'i kushtojë kohë vetes.


“Jam shumë mirë. Zgjohem në terezinë time, i përkushtohem vetes sime”, deklaroi Kryemadhi.


Me këtë përgjigje, ajo duket se e ka të qartë se, të paktën për momentin, një histori e re dashurie nuk është në listën e prioriteteve të saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page