top of page

Moti/ Ulen temperaturat në vend, priten reshje shiu në disa zona

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Këtë të premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga thuajse të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare hera-herës deri të dendura përgjatë relieveve malore në jug e juglindje në orët e mesditës e pasdite.


Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje shoqëruar me shkarkesa elektrike në orët e mesditës e pasdite vonë.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare atë veriperëndimorë dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.


Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page