top of page

NGJARJE E RËNDË/ Ra nga soleta teksa riparonte çatinë, plagoset rëndë 44-vjeçari, dërgohet me helikopter drejt Traumës

  • 21 hours ago
  • 1 min read

Një 44-vjeçar është paraqitur i plagosur rëndë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, pasi dyshohet se ka rënë nga soleta teksa ishte duke riparuar çatinë e një objekti.


Sipas burimeve, i plagosuri është identifikuar si Besnik Lika, banues në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit.


Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se 44-vjeçari ka pësuar frakturë torakale tetë, me pasojë paralizë të këmbëve, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, për shkak të gjendjes së rënduar, ai pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ Panorama

“KORÇA BOOM”


bottom of page