top of page

Nis sot Kupa e Shqipërisë, njihuni me dy ndeshjet e para që do të luhen paralelisht

2 hours ago
1 min read

Ditën e sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e para të sezonit të ri të Kategorisë së Parë. Këto dy duele do të luhen në kuadër të fazës paraeliminatore.


Albpetrol do të përballet në Patos me skuadrën e Memaliajt, ndërsa Gramshi pret në shtëpi ekipin e Basanias. Këto dy ndeshje do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 15:00.


Vlen të theksohet se të gjithë këto ekipe, luajnë në Kategorinë e Dytë. Albpetrol dhe Memaliaj janë pjesë e grupit B, ndërsa Gramshi me Basanian, militojnë në grupin A.

“KORÇA BOOM”


bottom of page