top of page

Njoftim i rëndësishëm i klubit “Skënderbeu”/ Fillojnë zyrtarisht punimet!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 22 hours ago
  • 1 min read

NJOFTIM ZYRTAR


Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” Korçë


Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” njofton opinionin publik se kanë filluar zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në qytetin e Korçës.


Ky investim shumë i rëndësishëm synon të kthejë pallatin e sportit në një hapësirë moderne dhe funksionale, e cila do të plotësojë të gjitha standardet bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve sportive të disiplinave të ndryshme që përfaqësojnë klubin tonë.


Gjatë periudhës së punimeve, ambientet e pallatit do të jenë të mbyllura për publikun, ndërsa aktivitetet sportive do të zhvillohen përkohësisht në hapësira alternative, për të mos ndërprerë ritmin e përgatitjeve të sportistëve tanë.


Falënderojmë të gjithë sportistët, trajnerët dhe tifozët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.


Jemi të bindur se shumë shpejt Korça do të ketë një pallat sporti model, në përputhje me traditën dhe emrin e madh të Klubit Shumësportësh “Skënderbeu”.


Klubi Shumësportësh “Skënderbeu”

Korçë 12 nëntor 2025

“KORÇA BOOM”        

ree

bottom of page