NJOFTON policia/ 79-vjeçari gjen vd*kjen si këmbësor, përplaset nga makina në "Korçë-Devoll"
- Korca Boom
- Dec 9
- 1 min read
Devoll/Informacion paraprak Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", te kryqëzimi i Progrit, shtetasi H. K., me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. R. ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















