top of page

Një deklaratë ndryshoi gjithçka? Ish-miqtë e “BBVIP” fshijnë njëri-tjetrin nga rrjetet

  • 1 day ago
  • 1 min read

Tre nga personazhet më të komentuar të Big Brother VIP Albania, Selin, Mateo dhe Gimbo, duket se i kanë dhënë fund miqësisë së tyre vetëm pak javë pas përfundimit të spektaklit.


Brenda shtëpisë së famshme, treshja krijoi një raport shumë të afërt dhe u shfaqën shpesh si aleatë dhe miq të pandashëm. Por jashtë formatit, marrëdhënia mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur.


Shenjat e para të krisjes janë vënë re në rrjetet sociale. Fillimisht, fituesja e këtij edicioni, Selin, hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram Mateon. Pak më vonë, të njëjtin veprim e bëri edhe partneri i saj, Gimbo.


Pas këtyre lëvizjeve, reagimi i Mateos ishte i menjëhershëm, duke i bërë “unfollow” të dyve dhe duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një prishje të raportit mes tyre.


Megjithëse ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur mes ish-banorëve, zanafilla e tensionit u vu re gjatë puntatave të “Post BBVA”, ku Mateo deklaroi publikisht se sipas tij Selin nuk e meritonte fitoren, pasi nuk kishte bërë lojë fituesi.


Kjo deklaratë duket se ka lënë pasoja në marrëdhënien e tyre, pasi Selin u shpreh e zhgënjyer dhe tha se nuk do ta priste kurrë një koment të tillë nga një person që e konsideronte mik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page