top of page

Një gol “i theu” në finalen e “play-out”-it, POGRADECI reagon pas humbjes përballë Teutës: Luftuam deri në fund me zemër dhe emocion

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Misioni i Pogradecit për ngjitjen në “Abissnet Superiore” mori fund pasi skuadra u mposht nga Teuta në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, e që përfundoi në favor të durrsakëve në shifrat 1-0.


Pavarësisht grintës së shfaqur në fushën e lojës përgjatë 90 minutave, duke kërcënuar shpesh dhe portën e Gentjan Selmanit, skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela “u thye” në minutat e fundit të shtesës së pjesës së dytë nga një gol i shënuar sulmuesi Klejdi Daci.


Pas kësaj disfate, klubi pogradecar ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku iu drejtohet tifozëve: Faleminderit të gjithë tifozëve liqenorë!

“KORÇA BOOM”


bottom of page