Një lidhje korçare që vazhdon në Strugë – ish-mbrojtësi i Skënderbeut transferohet sërish te trajneri Shkëmbi
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Gledi Mici largohet nga Tirana dhe i bashkohet Struga Trim & Lum, skuadër që garon në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Mbrojtësi shqiptar mbyll kështu aventurën e tij me ekipin bardheblu dhe nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke kaluar në një kampionat tjetër rajonal.
Te Struga, Mici ribashkohet me ish-trajnerin e Tiranës, Bledi Shkëmbi, i cili ka marrë drejtimin e kampionëve të Maqedonisë së Veriut dhe po ndërton një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Ky transferim shihet si një rikthim i besimit mes lojtarit dhe trajnerit, dhe një përforcim me peshë për prapavijën e Strugës.
“Mirë se vjen në Struga Trim & Lum, Gledi Mici”, shkruan klubi në rrjetet sociale, duke konfirmuar zyrtarisht afrimin e tij.
Pas një sezoni të ngarkuar në Superiore, Mici synon të japë kontributin e tij në një tjetër ambient kompetitiv, ndërkohë që Struga ka për objektiv ruajtjen e titullit kampion dhe paraqitje të mira në arenën europiane.
“KORÇA BOOM”
