Një mesazh nga Armando Duka për ditën e gazetarëve sportivë
Jul 2, 2025
1 min read
Në një ditë të veçantë, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Federatës së Futbollit për gazetarët sportivë, ata që pasqyrojnë çdo emocion e sfidë të sportit dhe, në veçanti, të futbollit.
Ashtu si futbolli, edhe puna juaj është pasion dhe përkushtim, përmes të cilëve ndërtohet një urë lidhëse me publikun, i cili, një pjesë, bëhet tifoz dhe një pjesë tjetër e praktikon këtë sport.
Falë jush, zëri i futbollit shqiptar shkon kudo, duke përcjellë çdo informacion me profesionalizëm.
Le të vazhdojmë misionin tonë, ta çojmë futbollin kudo dhe ta promovojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë!
“KORÇA BOOM”
















