top of page

"Një moment që më bëri të ndalem”: Alban Dudushi flet për kthesën pas sfidës shëndetësore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 15, 2025
  • 1 min read

Gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, Alban Dudushi ndau me publikun një periudhë të rëndësishme të jetës së tij, të lidhur me një sfidë shëndetësore që, siç rrëfen vetë, e ndihmoi të ndalonte për një moment dhe të shihte jetën nga një tjetër këndvështrim.


Ai tregon se gjithçka tashmë është kaluar dhe se ndihet mirë me shëndetin. Por ajo që mbeti nga ajo eksperiencë ishte reflektimi. Ishte një moment që e bëri të mendonte më shumë për veten, për përditshmërinë dhe për çfarë ka vërtet peshë në jetë. Mes të tjerash, Dudushi pranoi se vazhdon të mendojë shumë dhe ta analizojë jetën, por tashmë është më i qetë dhe më i balancuar në emocionet e tij.


Në këtë rrugë ndryshimi, rutina e përditshme ka marrë një tjetër formë. Dikur nuk kishte orar të caktuar për të ngrënë, por tani mëngjesi është kthyer në një zakon të përditshëm. Ai shton se bashkëshortja e tij, Bieta, kujdeset ndoshta edhe më shumë se ai për mirëqenien e tij.


Një tjetër element që ka marrë më shumë vëmendje është familja. Ai thotë se tani kalon më shumë kohë me të afërmit dhe ka mësuar të japë më shumë hapësirë për ndjenjat. Sepse, siç thotë vetë, shpesh i përjetojmë gjërat, por nuk i shprehim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page