top of page

Një tjetër largim nga Skënderbeu, talenti i akademisë transferohet

  • 54 minutes ago
  • 1 min read

Një tjetër futbollist i dalë nga akademia e Skënderbeut ka vendosur të vazhdojë karrierën në një klub tjetër.


Sulmuesi 19-vjeçar Fidel Korçari, një nga lojtarët më premtues të ekipit U-19, është larguar nga bardhekuqtë dhe ka firmosur me Kukësin.


Largimi i Korçarit vjen pasi te Skënderbeu nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme për të bërë hapin drejt ekipit të parë, ku objektivat e klubit në Superiore kërkojnë lojtarë me më shumë eksperiencë.


Kukësi ka zyrtarizuar sot afrimin e sulmuesit, duke bërë të ditur se palët kanë firmosur një kontratë katërvjeçare.


Për Korçarin, kjo përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të fituar më shumë minuta dhe për të vijuar zhvillimin e tij në futbollin profesionist.

“KORÇA BOOM”


bottom of page