Një top, një histori, kujtimi i Ballkaniadës në Artë
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Ky top historik ndodhet sot në duart e arbitrit të mirënjohur z. Andon Tuli, i cili në atë aktivitet shërbeu si arbitri kryesor.
Topi mban firmat e disa prej lojtarëve pjesëmarrës, të cilat me kalimin e viteve janë zbehur, por vlera sportive dhe historike e tij mbetet e veçantë, si një dëshmi e një periudhe të rëndësishme të volejbollit shqiptar.
Në foto shihet ekipi i Kombëtares Shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe volejbollistë korçarë, të cilët kanë përfaqësuar me dinjitet vendin në atë aktivitet ndërkombëtar.
Faleminderit z. Andon Tuli për ruajtjen e këtij kujtimi të çmuar sportiv.
Një falënderim i veçantë për z. Mado Tuli, ish-trajner i ekipit ZAON Kifisia Athens, për kontributin dhe përkushtimin e tij në volejboll.
"KORCA BOOM



















