Nuk bëjnë kompromise, njihuni me 3 shenjat më kërkuese të horoskopit
- Korca Boom
- 5 minutes ago
- 2 min read
Të gjithë njohim dikë që dëshiron që gjithçka të shkojë pikërisht sipas mënyrës së tij apo saj.
Nëse diçka del jashtë planit, e sheh si dramë. Sipas astrologjisë, disa shenja të horoskopit janë më të prirura ndaj kësaj sjelljeje, janë më kërkuese, më kontrolluese dhe nuk bëjnë kompromis lehtësisht.
Njerëzit e tillë kanë standarde të larta, pritshmëri të qarta dhe shpesh nuk tolerojnë as më të voglin devijim. Ata kërkojnë shumë nga vetja dhe nga të tjerët.
Ja cilat janë 3 shenjat më kërkuese të zodiakut, sipas astrologëve:
Dashi – lideri i paduruar
Të lindurit në shenjën e Dashit janë të njohur për vendosmërinë dhe guximin e tyre. Kur vendosin një qëllim, nuk ndalen derisa ta arrijnë. Por ajo që i bën njerëz kërkues është mungesa e durimit për të tjerët. Nëse mendojnë se dikush nuk po ecën me të njëjtin ritëm, ata preferojnë të marrin gjithçka mbi vete, “më mirë ta bëj vetë”, mendojnë. Dashët nuk janë njerëz kompromisi.
Gaforrja – emocionale, por kërkuese
Gaforret njihen si të ndjeshme, romantike dhe të përkushtuara. Por shpesh, pas kësaj fasade fshihet një prag ndjeshmërie që kërkon shumë vëmendje. Ata japin shumë në marrëdhënie, por presin edhe më shumë në kthim. Nëse nuk e marrin atë që mendojnë se meritojnë, nuk përballen drejtpërdrejt, por tërhiqen, heshtin dhe presin që tjetri të kuptojë. Ky pasivitet i ndjeshëm shpesh keqkuptohet, por në thelb vjen nga nevoja për siguri dhe përkushtim të pakushtëzuar.
Peshorja – perfeksioniste e fshehur
Peshoret duken të qeta dhe të balancuara, por në të vërtetë janë ndër shenjat më të kujdesshme për çdo detaj. Ato nuk bëjnë skena, por analizojnë gjithçka, nga fjalët e tua te mënyra si i ke thënë. E kanë të vështirë të vendosin, sepse duan që gjithçka të jetë perfekte. Për më tepër, priren të përdorin taktika të buta për të ndikuar të tjerët, shpesh pa u kuptuar. Nuk do ta thonë me zë të lartë, por do presin që gjërat të jenë ashtu siç i duan ato.
“KORÇA BOOM”
