top of page

“Nuk do të merrni mesazhe urimi nga familjarët...” - Pse u ndëshkuan banorët?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Ditën e sotme ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” një zarf i bardhë, ku banorët morën një lajm aspak të këndshëm.


Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë humbur sfidën e Babagjyshit, sfidë që duhej të përfshiheshin të gjithë.


Vëllai i Madh ka vënë re se jo të gjithë banorët kanë marrë pjesë te kjo sfidë, e si pasojë ata humbën edhe një shpërblim. Në natën e ndërrimeve të viteve, ata nuk do të kenë mundësinë që të marrin mesazhe urimi nga familjarët e tyre.


“Banorë, Vëllai i Madh iu dha mundësinë që të fitonit një shpërblim nëpërmjet sfidës së Babagjyshit. Sfida duhej të realizohej në grup, Vëllai i Madh ka vënë re se nuk jeni përfshirë të gjithë. Për këtë arsye, ju nuk e keni kaluar me sukses. Me humbjen e kësaj sfide, humbët mundësinë për të patur mesazhe urimi nga familjarët tuaj në natën e ndërrimit të viteve”, shkruhej në zarfin e bardhë./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page