top of page

Mali dhe Selin ndezin spekulimet: A ka filluar një romancë brenda shtëpisë?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 2 min read

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kanë komentuar sot raportin mes Selin dhe Mirin, duke sugjeruar se Miri ka rënë në dashuri me banoren 23-vjeçare.


Gjatë një bisede me Selin, Mali i tha se vetëm krevati e mban atë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Nga ana tjetër, Selin iu përgjigj me ironi:


“Gjatë kohës që do krijoj një romancë me Mirin, do të hap derën.”


Pjesë nga biseda e tyre:

  • Mali: Ju jeni një…

  • Selin: Tjetër, se më paske analizuar.

  • Mali: Të gjithë të kanë analizuar, edhe jashtë.

  • Selin: Ti je zëri i të gjithëve.

  • Mali: Jo, jam zëri i vetes.

  • Selin: Të ka dalë vetja jashtë, pse nuk i shkon pas?

  • Mali: Jo, nuk ka dalë jashtë fare.

  • Selin: Iku, e la lojën në mes se ishte i fortë, po shikon te kanali 1 nga televizori.

  • Mali: Keni qejf…

  • Selin: Tu marrë me Prime të parë.

  • Mali: Edhe ty të mban krevati brenda.

  • Selin: Ndërsa ty të mban Miri, gjeje çfarë na bashkon ne? Miri. Të ka dalë vetja jashtë, ik dhe ti. Do të ta tregoj derën ku është?

  • Mali: Ma trego.

  • Selin: Prandaj nuk po merrem me ty, se dua ta tregoj mirë, me ta hap me dorën time.

  • Mali: Hape.

  • Selin: Do ta hap. Gjatë kohës që do krijoj një romancë me Mirin, do të hap derën.

  • Mali: Pse ke kaq frikë të tregosh?

  • Selin: Që kam romancë me Mirin? E vërtetë, Miri është fiks mashkulli i ëndrrave të mia.

    Gjithmonë kam ëndërruar një djalë si Miri.

    Kjo bisedë ka ndezur spekulime te publiku për një romancë të mundshme mes Selin dhe Mirin brenda shtëpisë së Big Brother VIP.


"KORCA BOOM"


bottom of page