“Nuk ishte për ata që protestojnë”, Irgen Çela sqaron skeçin, reagon Florian Binaj
Starti i sezonit të ri të “Portokallisë” ka shkaktuar debat në rrjet, pas një prej skeçeve të transmetuara në puntatën e parë, ku u përdorën elementë të protestave qytetare, përfshirë pankarta dhe personazhe protestues.
Pjesa humoristike ka ngjallur reagime të ndryshme, me një pjesë të komentuesve që e kanë interpretuar si ironizim të protestës që po zhvillohet prej muajsh në Tiranë. Në rrjet nuk kanë munguar kritikat ndaj aktorëve të përfshirë në skeç.
Përballë reagimeve, aktori Irgen Çela ka reaguar paraditen e sotme përmes një video-mesazhi, duke sqaruar se qëllimi i pjesës nuk ka qenë të tallej me qytetarët që protestojnë apo me kërkesat e tyre.
Çela tha se skeçi kishte në fokus personat që, sipas tij, e shfrytëzojnë protestën për të fituar vëmendje apo për interesa personale.
“Pjesa e djeshme në ‘Portokalli’ ishte për ata njerëz që dalin për të rritur numrin e followersave në Instagram, jo për ata që kërkojnë shërbime më të mira!”, u shpreh aktori.
Megjithatë, sqarimi i Çelës nuk ka shmangur reagimet në rrjet. Aktori është përballur me kritika të shumta, ndërsa një prej reagimeve më të komentuara ka qenë ai i aktorit Florjan Binaj.
Debati vijon në rrjet, teksa skeçi i “Portokallisë” ka ndarë opinionin mes atyre që e kanë parë si një parodi humoristike ndaj individëve që kërkojnë vëmendje përmes protestave dhe atyre që e kanë konsideruar si një ironizim të protestës qytetare.
“KORÇA BOOM”
















