top of page

Aksidenti i tmerrshëm sot në mbrëmje! Ndërron jetë pasagjerja, plagosen dy shoferët (EMRI)

22 minutes ago
1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, ku një pasagjere ka ndërruar jetë.


Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku janë përplasur dy automjete.


Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa një pasagjere, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe ato të Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Viktimë ka mbetur shtetasja Afërdita Xhaja 70 vjeçe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page