top of page

AKSIDENT/ Plagosen tre persona, një pasagjere në gjendje të rëndë

1 hour ago
1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin–Elbasan.


Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.


Paraprakisht raportohet për dy drejtuesit e automjeteve të plagosur, ndërsa një burim nga vendngjarja bën me dije se një pasagjere ka mbeturve plagosur në gjendje të rëndë.


Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe gjendjes së personave të përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page