Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, por u gjet pa jetë/ Mister në v*dekjen e 19-vjeçarit shqiptar
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Një tragjedi ka goditur komunitetin shqiptar në Itali. Një 19-vjeçar shqiptar, Flavio Saraçi, është gjetur i pajetë në banesën e tij në Masotti, një fshat në komunën Serravalle Pistoiese të provincës së Pistoias.
Trupi i të riut u zbulua nga vëllai i tij, i cili hyri në dhomën e gjumit dhe e pa Flavion të rrëzuar dhe të palëvizshëm. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi të premten e 24 tetorit, rreth orës 18:00.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të urgjencës dhe dërgimit në spitalin “San Jacopo”, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar jetën e 19-vjeçarit.
Flavio njihej si një djalë sportiv dhe plot energji, pa probleme shëndetësore të njohura.
Vdekja e tij e papritur ka lënë familjen dhe të gjithë komunitetin në shok të thellë. Autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e vdekjes, ndërsa shkaqet e sakta mbeten ende të paqarta.
Kjo është humbja e dytë brenda pak ditësh që trondit zonën e Masottit, pas aksidentit tragjik ku humbi jetën 17-vjeçari Matteo Ducceschi.
"KORCA BOOM"



















