Nuk mjafton goli i Nikajt, Elbasani barazon me BATE Borisov
- 5 days ago
- 1 min read
Elbasani e nisi me barazim aventurën në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke mbyllur në shifrat 1-1 përballjen e parë ndaj BATE Borisov. Skuadra shqiptare zhvilloi një ndeshje të mirë, por nuk arriti ta ruante avantazhin e krijuar në fundin e pjesës së parë.
Në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë, Ardit Nikaj kaloi në avantazh elbasanasit, duke shpërblyer lojën e mirë të ekipit dhe duke i dërguar vendasit në pushim me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, bjellorusët rritën ritmin e lojës dhe në minutën e 67-të arritën të barazonin me Rusakov. Pavarësisht përpjekjeve të të dy skuadrave në minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi.
Kështu, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 16 korrik, në orën 19:00, në një fushë neutrale në Azerbajxhan. Aty do të vendoset skuadra që do të sigurojë kualifikimin për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
“KORÇA BOOM”
















