top of page

“Nuk pranova amanet prej saj, doja të vdisja!”/ Humbi bashkëshorten një vit më parë, rrëfimi prekës i Agron Llakajt

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 2 min read

Aktori i njohur Agron Llakaj ka folur së fundmi për humbjen e bashkëshortes së tij, Konstandina, e cila ndërroi jetë 1 vit më parë nga një sëmundje e rëndë.


Në një intervistën, aktori rrëfeu ndër lot se nuk mund ta pranonte idenë e ndarjes nga jeta të Konstandinës dhe nuk pranoi as amanetin e saj.


“Unë jam i vetmi njeri që nuk mora amanet nga Konstandina, nuk pranova. Nuk e pranoja që ajo duhet të më linte,” u shpreh ai.


Agroni kujtoi momentin e fundit të udhëtimit në Turqi, kur kuptoi se gjendja shëndetësore e bashkëshortes ishte përkeqësuar ndjeshëm.


“U zhgënjyem shumë. Kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më tërhoqi mënjanë dhe më tha se mbaroi. I thashë: ‘Ti sikur më the 5-6 vjet.’ Nuk dua ta diskutoj fare se sa kemi investuar për jetën e saj. Çdo gjë do ta shisnim për ta fituar jetën e Konstandinës,” tregoi aktori ndërsa rrëfeu se për një periudhë të gjatë e mbajti të fshehtë dhimbjen e tij, duke u përpjekur t’i transmetonte forcën Konstandinës për mos ia prerë shpresat për jetën.


“Ajo natë ishte e pagjumtë. Nuk guxoja ta ndaja me vajzën. Për dy javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam të silleshim sikur s’kish ndodhur gjë deri në fund. Nuk mungoi e qeshura në shtëpinë tonë deri në momentin që shkoi në spital. Dilja në emision, qeshja me shpirt në ekran, që ajo të thoshte: ‘Ai qesh, unë jam mirë.’”


Ndër të tjera Agroni tregoi një moment prekës ku i kishte kërkuar vajzës së tij ta përcillnin Konstandinën nuse.


“I kërkova vajzës, Alkidës: ‘Zemra e babit, mami e meritonte të ikte si një nuse e bukur dhe dua t’i bësh grim profesional’. Ne kemi qëndruar aty të dy, duke qarë dhe duke e grimuar, dhe e përcollëm ashtu, të bukur, siç ishte gjithmonë.”


Pas humbjes së saj, Agroni nuk nguroi të pranonte se kaloi një periudhë të errët, ku shpesh mendonte se nuk kishte më arsye për të jetuar./ Oranews

ree

“KORÇA BOOM”

bottom of page