top of page

Nëna sjell në jetë bebin e 11-të në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

4 hours ago
1 min read

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 11-të në këtë institucion.


“Zeid është bebi i 11 i mami Fatmirës e babi Ervinit dhe erdhi në jetë ashtu si edhe 10 fëmijët e tjerë të çiftit, mes përkujdesjeve së stafit tonë”, thuhet në njoftimin e maternitetit.


Stafi i maternitetit ka uruar familjen për ardhjen në jetë të fëmijës së 11-të, duke e cilësuar rastin si të rrallë në ditët e sotme./ Euronews

“KORÇA BOOM”


“Shumë urime për familjen e madhe, një rast i rrallë në kohët ku jetojmë”, thuhet në njoftim.

bottom of page