"O djali i nënës!"/ Krimi, e ëma e pranishme gjatë vr*sjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj
Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Nëna e 44-vjeçarit shpërthen në lot sapo sheh të birin e pajetë të shtrirë, ndërsa një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë.
Siç raportohet, 44-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa i plagosur mbeti një kalimtar.
Ende nuk dihen motivet e atentatit, ndërsa blutë po këqyrin kamerat e sigurisë në rrugë për të zbuluar më shumë mbi lëvizjet e autorëve.

Duhet theksuar se viktima, me nofkën “Tani Ruzhdiut”, rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe të jetë përfshirë në një ngjarje të rëndë të ndodhur në qytetin bregdetar në korrik të vitit 2025. Ai ishte arrestuar nën dyshimin për “përkrahje të autorit të krimit”, pas plagosjes me armë zjarri të dy vëllezërve.
Pas këtij episodi, mësohet se në Sarandë nisën një seri episodesh hakmarrjeje.
Myrtaj rezulton po ashtu i dënuar më parë për vjedhje, ndërsa njihej edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

“KORÇA BOOM”















