“Ola e xhaxhit…” një jetë e re që u shua shumë shpejt, familja në dhimbje të thellë
- 2 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Xhyherinë, ku një 23-vjeçare, Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe ka humbur jetën.
E reja, e cila ishte e fejuar dhe jetonte me partnerin e saj, është gjetur në gjendje të rëndë, ndërsa më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa xhaxhai i saj ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
“O Ola e xhaxhit. Menduam që mjaft i kemi pasur lotët, por ikja jote na hidhëroi shpirtin”, ka shkruar ai.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















