top of page

Flakë pranë zonës së banuar, zjarr i fuqishëm

  • 15 minutes ago
  • 1 min read

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në malin e Shëngjin, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.


Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike, duke iu afruar zonës së banuar dhe rrugës kryesore.


Situata ka rritur ndjeshëm rrezikun për banorët e zonës, por edhe për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.


Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e emergjencave të Bashkia Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.


Qëllimi kryesor i ndërhyrjes është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara dhe minimizimi i rrezikut për banorët.


Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa puna për vënien nën kontroll të flakëve vazhdon.

“KORÇA BOOM”


bottom of page