top of page

Ngatërroi frenat me gazin, 86-vjeçari i merr jetën 25-vjeçares

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ka tronditur Munih, ku një pensionist 86-vjeçar ka përplasur për vdekje një avokate 25-vjeçare pasi ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit.


Viktima, e identifikuar si Ruza V., humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.


Sipas informacioneve paraprake, automjeti po lëvizte me rreth 120 kilometra në orë në momentin kur ndodhi aksidenti fatal.


Përplasja rezultoi fatale për 25-vjeçaren, e cila nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, gjykata ka vendosur ta shpallë 86-vjeçarin të papërgjegjshëm për shkak të gjendjes së tij, një vendim që ka ngjallur debat dhe reagime.


Autoritetet gjermane kanë zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa rasti vijon të tërheqë vëmendjen për shkak të pasojave tragjike dhe vendimit gjyqësor.

“KORÇA BOOM”


bottom of page