top of page

Oligert Muçllari fiton garën dhe merr drejtimin e PD në Pogradec

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj force politike në nivel lokal.


Sipas të dhënave zyrtare, në votim morën pjesë 476 anëtarë të Partisë Demokratike. Gara u zhvillua mes dy kandidatëve të njohur në strukturat e kësaj force politike në qytet:


Kasëm Galla, i cili ka drejtuar degën e PD në Pogradec gjatë viteve 2019–2021 dhe njihet gjithashtu si biznesmen në zonë, si dhe Oligert Muçllari, drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve dhe me profesion ekonomist.


Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe u zhvillua në një atmosferë të qetë, pa incidente.


Nga numërimi i votave rezultoi se Oligert Muçllari ka siguruar 247 vota, ndërsa kandidati tjetër, Kasëm Galla, ka marrë 224 vota. Në këtë proces janë shpallur edhe 6 vota të pavlefshme.


Me këtë rezultat, Oligert Muçllari shpallet fitues dhe do të drejtojë në vijim degën e Partisë Demokratike në Pogradec.

"KORCA BOOM"


bottom of page