top of page

Olta Gixhari “rreshton” futbollistët, ja kë do të zgjidhte për një skenë të nx*htë

  • 19 hours ago
  • 1 min read

Olta Gixhari ka treguar edhe një herë se nuk i shmanget pyetjeve pikante.


E ftuar në emisionin “Kampionët e Botës”, aktorja u përball me një lojë argëtuese, ku duhej të “transferonte” emrat më të njohur të futbollit në botën e kinemasë.


Mes zgjedhjeve të vështira dhe përgjigjeve spontane, Olta zbuloi se kë konsideron regjisorin ideal, cilin futbollist do të zgjidhte si partner në një film romantik, kush do të ishte “burri perfekt për shtëpi” dhe cili lojtar do të kishte më shumë shanse për të fituar një reality show.


Me humor dhe pa komplekse, aktorja nuk hezitoi të japë mendimin e saj për disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror, duke dhuruar një nga momentet më argëtuese të intervistës.


Marina Vjollca: Nëse do të luaje një film romantik, cilin do të zgjidhje si personazh Neuer apo Neymar?


Olta Gixhari: Mendoj që Neuer! Ka një figurë shumë familjare, shumë të konsoliduar. Neymar mendoj që është shumë mistrec për të krijuar një gjë romantike.


Marina Vjollca: Shkojmë te partneri ideal, këtë zëre se është burri ideal Modric, Vozinha, po bën një film familjar, cili do të ishte burri për shtëpi?


Olta Gixhari: Modric mendoj patjetër!


Marina Vjollca: Nëse do të zgjidhje për një reality show, kë mendon se do të fitonte Mbappe apo Yamal?


Olta Gixhari: Po këta të dy i njoh… domethënë jo personalisht. Mendoj që me gjithë eksperiencën e tij jetësore e fiton Mbappe. Yamal është i vogël, ka nevojë për më shumë eksperiencë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page