top of page

P*umba në errësirë: Autorët q*llojnë ndaj policisë, ndërsa policia përgjigjet në vetëmbrojtje dhe p*agos një prej tyre

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 24, 2025
  • 1 min read

Ngjarja në autostradën Durrës-Tiranë

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te "Çifligu" në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet të vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës. Ky automjet u përdor më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, në një grabitje me dhunë të xhiros së një karburanti në Sukth, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar aty.


Ndjekja e automjetit dhe shkëmbimi i zjarrit

Shërbimet e Policisë së Durrësit nisën ndjekjen e automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës. U njoftua edhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, automjeti doli nga rruga pranë rrethrrotullimit të mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak. Gjatë kësaj kohe, nga brenda automjetit u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë. Në përgjigje, policia qëlloi në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.


Pasojat e ngjarjes

Njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, u plagos dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, po ashtu banues në Bilalas, Shijak, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë së Durrësit, pasi bëri rezistencë me armë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.


Armët dhe përforcimet

Në vendngjarje u gjet një armë zjarri automatike me dy krehra, e përdorur nga dy personat e përmendur më sipër. Gjatë veprimeve, në mbështetje të Policisë së Durrësit, u angazhuan edhe forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page