Paralajmërim nga Burreli, Nikaj “SMS” Skënderbeut: Fitojmë ne
- 3 hours ago
- 1 min read
Me seancën stërvitore të zhvilluar ditën e djeshme, skuadra matjane i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e sotme, ku në “Liri Ballabani” do të presë kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu. Për vetë pozitat që ka skuadra matjane në renditje, kjo përballje pritet me shumë interes nga sportdashësit vendas, të cilët pritet të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit për të mbështetur ekipin e tyre.
“Skuadra është në gjendjen e saj më të mirë. Jemi përgatitur maksimalisht, jo vetëm për t’u përfaqësuar denjësisht, por edhe për të synuar rezultatin pozitiv, që do të thotë marrja e tre pikëve, shumë të domosdoshme për renditjen aktuale dhe objektivat që kemi në këtë kampionat”, shprehet fillimisht për “Panorama Sport” trajneri i matjanëve, Samuel Nikaj.
Një lajm pozitiv për skuadrën është fakti se në ndeshjen e sotme do të jetë e plotë, çka konsiderohet një ogur i mirë për një paraqitje dinjitoze përballë korçarëve. “Në ndeshjen e sotme skuadra do të jetë e plotë. Kam besim se do të paraqitet mirë në fushën e lojës.
Ka pasur seriozitet dhe përkushtim maksimal në stërvitje. Shpresojmë që, me mbështetjen e tifozëve tanë, të marrim maksimumin e pikëve. Kemi respekt për pozicionin që ka skuadra korçare në renditje dhe për emrin që përfaqëson në futbollin shqiptar, por jam optimist se këtë herë fituese do të jetë skuadra jonë”, përfundon trajneri shkodran Nikaj, i cili drejton matjanët që prej korrikut të vitit të kaluar./ Panorama Sport
“KORÇA BOOM”
















