Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe reshje të izoluara shiu në disa zona të vendit
Gjatë orëve të paradites, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në Ultësirën Perëndimore.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites të sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, të cilat në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë do të krijojnë mundësi për rrebeshe të izoluara shiu. Në majat e maleve priten flokë dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C, temperatura më e ulët në Bajram Curr, deri në 23°C, vlera maksimale e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi verilindor.
Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.
“KORÇA BOOM”
















