top of page

Pirro Kasati, timonieri dhe fabrika e Atletikës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 17
  • 2 min read

Krenaria e Korçës, krenaria e Shqipërisë, i madhi PIRRO KASATI, që me punën e tij të palodhur ngriti zërin e atletikës në distancat e mesme dhe të gjata në majat më të larta Kombëtare, Ballkanike, Evropiane dhe Botërore.


Ai stërviti breza me radhë atletësh. Puna e tij shkencore shumëvjeçare që nga vitet 1970 deri 1997 stërviti atlete shumë të mbëdha siç ishte Zhuljeta Liço, Fillareti Kotori, Natasha Mele, Eva Liçolli, Pëllumbesha Kamenica, e madhja Pavlina Evro, Anila Menkshi, Donika Hanxhara, Marjela Kaçiroti, Mirela Liço, Kodheli, Jani, Çela, Janko, Nedo, Yzeiri, Seiti, dhe prapavija siç e thoshte i madhi prefesor Pirro, atlete shumë të talentuara vajzat e reja Djana Bello, Ornela Tahillari, Anila Pylli, Monika Bushi, Gerta Zere, Lindita Rezhda, Xhaçka, Tole... e shumë e shumë të tjera këto janë historia e Korçës dhe e Shqipërisë brezat që bënë epokë..



Të gjitha këto suksese ai i arriti me punë mundim me djersë dhe sakrifica. Kontributin më të madh ai e kishte nga familja nga shokët, por edhe nga istuticionet.


Nuk ishte e lehtë për të sepse dhe kushtet ishin shumë të vështira. Prefesor Pirron do ta gjeje në stadium një ose dy orë përpara kur ne nisnim stërvitjen duke e pastruar nga dëbora ose nga gurët pista ishte prej qymyri... Profesor Pirron do ta gjeje në stadium duke vendosur pengesat, kubet, rrotat, etj, bazë materiale por edhe në Parkun Rinia në Belvederja ose në Shetroja, duke matur distanca që i nevoiteshin për stërvitje.

Prefesor Pirro ngriti palestrën e forcës me ndihmën e inxhinierëve, mekanikëve që ishin dashamirës për atletikën dhe sportin e Korçës.


Ai ishte i tillë që në kuriz, ka ngritur thes me ushqime për të shpënë në pikat, në vendet malore, siç ishte ajo e Bozdovecit ku bënte stërvitje me sportistet atlete.


Ne pranë sportit të atletikës me prefesor PIRRON u edukuam sepse ai përveç që ne ishim atletet e tij, ai na konsideroi si fëmijët e tij. Ai ishte shumë rigoros, kërrkus me të gjtha atletet, sjellja e tij ishte e njëjta si ajo atletja që kishte rezultate të larta, por dhe me të tjerat.



Prefesor Pirro ishte njeri social i punës dhe një prind i mirë, ai u respektua nga sportdashësit korçarë duke ndjekur në stërvitje dhe garat tona, ata ishin qytetarë të thjeshtë por dhe nga instutucionet, siç ishte Gjergji Çikopani e të tjerë...


Prefesor Pirro bashkëpunoi me doktorë si Isuf Saliçe, Jani Bukuroshi me kardiologë, fizioterapistë dhe dietologë ku në momente të caktuara na bënin analizat e gjakut për të parë se ku ishte gjendja shëndetësore


PIRRO KASATI ishte timonieri, Fabrika e Atletëve!


“KORÇA BOOM”


ree



ree

bottom of page