POGRADEC/ Largohet Hermes Shkulaku, nuk bie dakord me klubin
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Pak momente më parë në faqen e vet zyrtare ka qenë pogradecari Hermes Shkulaku që ka njoftuar largimin nga klubi pogradecar.
Nëpërmjet njoftimit Shkulaku thotë se nuk ka gjetur “gjuhën” me drejtuesit e skuadrës dhe në këtë mënyrë është larguar dhe nuk do të jetë më pjesë e Pogradecit.
Ja njoftimi i Hermes Shkulaku:
Të dashur sportdashës të Pogradecit!
Me keqardhje njoftoj se nuk jam më pjesë e ekipit të Pogradecit pasi nuk u gjet gjuha e përbashket me klubin, pavarësisht dëshires për të qëndruar në këtë ekip.
Ju shpreh mirënjohje të gjithë drejtuesve me të cilët kam punuar ndër vite, të gjithë lojtarëve të cilët kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe në veçanti tifozërine e mrekullueshme pogradecare që më ka mbështetur gjithmonë.
Ka qenë një kënaqesi e madhe që kam veshur fanelën e Pogradecit dhe ju uroj suksese kudo!
Me respekt
Hermes Shkulaku
“KORÇA BOOM”
