top of page

POGRADECI nesër miqësore në Strugë/ E pret skuadra e korçarit Bledi Shkëmbi

  • Mar 27
  • 1 min read

Nesër në Strugë të Maqedonisë mysafir do të jetë Pogradeci, skuadra e kategorisë së parë që do të matë forcat përballë Strugës së Bledi Shkëmbit.


Këtë njoftim e ka dhënë vetë klubi pogradecar që u ka bërë thirje tifozëve të vet që të mos mungojnë nesër në Strugë edhe pse është vetëm një ndeshje testi.


Takimi do të startojë në orën 11:00 dhe sigurisht që këto miqësore u shërbejnë shumë skuadrave në këtë moment, sidomos Pogradeecit që 5-së ndeshje përpara fundit është në prag të ëndrrës superligë dhë ka ndeshje vendimtare për të luajtur në këto javë të mbetura.


NJOFTIMI I KF POGRADECIT:


Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e radhës, klubi i Pogradecit do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë ekipit të Struga Trim-Lum.


Takimi do të luhet ditën e shtunë, në orën 11:00, në stadiumin e Strugës. Kjo ndeshje shërben si një test i rëndësishëm për skuadrën tonë, për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të konsoliduar skemat taktike në prag të sfidave zyrtare.


Klubi i Pogradecit i uron suksese skuadrës dhe fton tifozët të ndjekin këtë përballje miqësore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page