POGRADECI nuk ndalet/ Firmos edhe amerikania Kennedy Faith Stanford
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Nuk ka ndërmend të ndalet Pogradeci në volejboll për femra skuadra më active në merkaton verore. Pas disa afrimeve të rëndësishme, vjen edhe afrimi më i fundit i këtyre momenteve, ai i amerikanes Kennedy që është zyrtrarizuar nëpërmjet faqes së klubit.
Amerikania është një përforcim me shumë vlera dhe me kaq shumë blerje, Pogradeci nuk ka shans që ta lëshojë titullin kampion sezonin e ri.
Tashmë priet që në ditët në vazhdim të kemi të tjera blerje, pasi liqenoret e kanë ndarë mendjen që të formojnë një skuadër të denjë për trofe.
ZYRTARE!
Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradec ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin për sezonin sportiv 2025-2026 me volejbollisten amerikane KENNEDY FAITH STANFORD!
Suksese!
“KORÇA BOOM”
