top of page

Pogradeci sfidon Skënderbeun dhe Tiranën, merkatoja nuk ka mbaruar

  • 2 days ago
  • 1 min read

Pogradeci nuk ka ndërmend të heqë dorë nga froni i kampionit. Skuadra liqenore vijon të jetë aktive në merkaton e verës, duke forcuar organikën në prag të sezonit 2026-2027, me synimin e qartë për të mbrojtur titullin kampion.


Klubi i Volejbollit për Femra Pogradeci ka zyrtarizuar afrimin e volejbollistes amerikane Anna Grace Massari, e cila aktivizohet në pozicionin numër 3 (Middle Blocker). Transferimi i saj konsiderohet një tjetër lëvizje e rëndësishme për ekipin, që po ndërton një skuadër edhe më konkurruese për sezonin e ri.


Burime pranë klubit bëjnë me dije se merkatoja nuk ka përfunduar ende. Drejtuesit janë duke punuar për afrime të tjera cilësore, me qëllim kompletimin e grupit që do të synojë jo vetëm mbrojtjen e titullit, por edhe dominimin në kampionatin e ardhshëm.


Ndërkohë, gara për sezonin 2026-2027 pritet të jetë më e fortë se kurrë. Edhe rivalët kryesorë, Skënderbeu dhe Tirana, kanë zhvilluar një merkato të fuqishme, duke investuar në lojtare cilësore dhe duke rritur ndjeshëm nivelin e konkurrencës.


Me lëvizjet e deritanishme në tregun e transferimeve, gjithçka lë të kuptohet se kampionati i ri do të jetë ndër më spektakolarët e viteve të fundit, me Pogradecin, Skënderbeun dhe Tiranën që pritet të zhvillojnë një garë të fortë për kurorën e kampionit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page