top of page

POLICIA/ 2 të rinj në Korçë mbanin kanabis dhe armë lodër në makinë. I gjen belaja me policinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Qarku Korçë


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. H., 21 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, një sasi të vogël Cannabisi dhe një armë lodër.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page