top of page

POLICIA/ Arrestim në Korçë. 56-vjeçari në prangat e policisë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 14, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. R., 56 vjeç, pasi në aksin rrugor “Korçë - Ersekë”, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, është përplasur me një motomjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Q. R., 56 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë shtetasi G. R.


Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page