POLICIA/ Arrestim në Korçë. Ngjarje në Bilisht dhe Pogradec. Ja komunikata e bluve!
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasve:
H. K., 27 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka përvetësuar një shumë lekësh, nëpërmjet mashtrimit ndaj disa shtetasve;
L. Xh., 48 vjeç, banues në Librazhd, pasi ushtronte aktivitetin e transportit të udhëtarëve nga shteti grek, pa dokumentacionin përkatës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Pogradec / Më datë 06.12.2025, ka kallëzuar shtetasi K. O., 69 vjeç, banues në fshatin Gurras, se gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në banesë, i kanë dëmtuar derën e banesës dhe i kanë vjedhur një shumë parash dhe disa dokumenta që kishte në banesë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, kapjen dhe identifikimin e autorit/ëve.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















