POLICIA/ Sherr mes dy personash në Maliq. Ngjarje në Pogradec. Ja çfarë ka ndodhur
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-D. H., 39 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, pasi gjatë kontrollit të territorrit nga shërbimet e Policisë, është konstatuar në një zonë të pyllëzuar, me një armë gjahu dhe një sasi municioni për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit Xh. A., 32 vjeç, dhe I. P., 49 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
