top of page

POLICIA/ Vjedhje dhe kanosje në Devoll. Sherr në Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. H., 65 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 52-vjeçar, për motive të dobëta.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi M. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, se gjatë qëndrimit në një hotel në qytetin e Bilishtit, një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal dhe për shtetasin M. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë pronarin e hotelit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page