POLICIA/ Aksidenti me vdekje në Dishnicë. Drejtuesi i motomjetit që ndërroi jetë ishte një 66-vjeçar
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















